Disidenti
Lajme

Pas grushteve në kuvend, Kurti angazhohet për dobësimin e PDK-së – ia merr një asambliste

0Shares

Një këshilltare komunale në Kuvendin e Prishtinës (që aktualisht nuk dihet se cilin subjekt politik po e përfaqëson), Berna Saraçi i ka habitur të gjithë.

Ajo deri para dy javësh përfaqësonte Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, por, nëpërmjet një fotografie të postuar nga eksponentë të PDK-së në Facebook, u bë e ditur se ajo ndërroi tabor, shkruan Paparaci.com.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu pati bërë të ditur se Saraçi kishte kaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Prej sot, ekipi i PDK-së në Prishtinë përfaqësohet edhe me një super grua në Kuvendin Komunal. Berna Saraçi do të vazhdojë të shërbejë si këshilltare komunale për të nxitur punë edhe më të mirë në Kryeqytet”, kishte shkruar Sahatçiu.

Por… Saraçi duket t’i ketë rënë pishman. Ajo sonte është parë së bashku me dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje të kenë vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Asamblisti Gëzim Sveçla nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se së bashku me Saraçin dhe me asamblistin tjetër, asistentin e kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri kanë qenë së bashku te kryeministri.

Kjo fotografi ngjall dyshime: Në cilin subjekt politik është aktualisht Saraçi?!

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net