Disidenti
Lajme

“Parkim vertikal”: Kjo fotografi është e vërtetë, por si përfundoi vetura në këtë mënyrë

Një aksident i pabesueshëm trafiku ka ndodhur këtë mëngjes në periferi të Beogradit.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident ku një makinë doli nga rruga dhe “goditi një shtëpi”.

Por çfarë bie në sy është fakti se si ka përfunduar makina – duke u “ngjitur” në murin e shtëpisë!

Për fat të mirë, shoferi, i cili ishte gjithashtu i vetmi pasagjer, u plagos lehtë dhe u dërgua në një qendër shëndetësore aty afër.

Sigurisht, këto pamje kanë përfunduar edhe në rrjetet sociale ku kanë nxitur edhe reagime të shumta si: “Si funksionoi kjo?”, “Parkim vertikal” dhe të ngjashme…

Siç supozohet përplasja ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur si rezultat i shpejtësisë së madhe dhe rrugës së rrëshqitshme.

Doarsa Kica-Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Disidenti.net

Si u dyfishua haxhillëku brenda vetëm gjashtë viteve – Këto janë çmimet ndër vite

Disidenti.net

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

Disidenti.net
Disidenti

“Parkim vertikal”: Kjo fotografi është e vërtetë, por si përfundoi vetura në këtë mënyrë