Granit Xhaka ishte padyshim një nga protagonistët e fitores që çon Zvicrën në1/8 e Botërorit në Katar.
Kapiteni i Zvicrës por me origjinë shqiptare ka qenë gjatë gjithë ndeshjes objekt i provokimeve serbe, së bashku me kolegun Shaqiri, por nuk munguan as përgjigjet e tij në fushën e blertë.
Këto pamje të përplasjes së lojtarit shqiptar Granit Xhaka me lojtarët serbë nuk u trasmetuan mbrëmë.
Xhaka🇦🇱 vs. serbs pic.twitter.com/cjoXVbcc1t
— Flamur Maxharri (@FLAMURIMAX) December 3, 2022
Sherri i parë
Në veçanti, shqiptari në minutën 65 iu përgjigj stolit serb me një gjest disi të papërshtatshëm, që nxehu gjakrat e serbëve që u futën të gjithë në fushë.
Episodi i dytë ndodhi në sekondat e fundit të ndeshjes, ku Xhaka u kap fillimisht me portierin Milinkovic-Savic, dhe më pas pak a shumë me të gjithë lojtarë të tjerë, në veçanti me kapitenin serb Mitrovic, që i premtoi një “sqarim” pas 90 minutave.
Xhaka feston me fanellën e Jasharit
Gjatë festimeve, Xhaka hoqi fanellën e tij dhe veshi atë të shokut të ekipit, Ardon Jashari, që nuk luajti sot. Arsyen, e kuptojmë të gjithë.