Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës në Kosovë. Albanian Times raporton se nga aksidenti kanë vdekur tre persona, ku njëri dyshohet se është shtetas i Shqipërisë.
Ndër të tjera një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka theksuar se shkak për aksidentit mund të jetë bërë lagështia në rrugë.
“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, ka thënë ai për Syri Vision.
Zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha se viktimat u gjetën brenda në makinë gjatë orëve të para të mëngjesit pa shenja jete.
“Ju njoftojmë se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë .Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rruges kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ambulanca , zjarrëfikësit , policia e trafikut si dhe prokurori. Nga ana e personelit mjeksor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Gjurkaj.