Disidenti
Lajme

PAMJE: Dy të miturit fillimisht e përplasin për dyersh me veturë, e më pas e rrahin për vdekje 18 vjeçarin (VIDEO)

0Shares

Pamjet më poshtë tregojnë momentin e rrahjes për vdekje të 18 vjeçarit nga Podujeva, në të cilat shihet se ai fillimisht nga dy të mitur, përplaset me veturë për disa dyersh dhe përfundon i shtrirë.

Më pas ai goditet vazhdimisht me shkop bejsbolli në pjesët e kokës, derisa vërehet të mbes pa vetëdije, transmeton klankosova.tv.

Dorasit e këtij akti, sipas pamjeve që ka siguruar Klan Kosova, shihen të kthehen në veturën e tyre mbase në tentim për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Për më shumë ja video më poshtë:

Kujtojmë që si pasojë e lëndimeve të rënda nga rrahja, 18 vjeçari Lulzim Fejzullhu, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ai vdiq dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa po trajtohej.

Derisa po sot, në varrezat e qytetit në Podujevë, atij edhe iu dha lamtumira e fundit.

Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit të tij, morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të kësaj ane.

Lidhur me këtë krim, dy të miturit që shihen në pamje, janë arrestuar dhe po mbahen në parburgim.

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net