Disidenti
Lajme

Pal Lekaj e kap programin e Albin Kurtit dhe e përbuz: Është fletushkë si e komunistëve

Deputeti i AAK-së e ka quajtur “fletushkë” ekspozenë e prezantuar nga kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ai ka përbuzur të gjitha pikat e prezantuara nga Kurti, duke thënë që nga “turri për të ardhur në pushtet, nuk ka pasur kohë të përgatitet”.

“Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, krejt e dimë që situata nuk është e mirë, por nuk treguar planin e veprimit prej ditës së nesërme. E përmendët ekonominë pa shifra. Përmendët mirëqenien sociale, dhe askush nuk pashë se si do t’i qasemi.”

Z.Lekaj e krahasoi ekspozenë e z.Kurti me manifestin e partisë komuniste.

“89 deputetë i ka pasë Qeveria Mustafa, ne e kemi rrëzu bashkë me 31 deputetë.” – shtoi ai

Abdixhiku i përgjigjet PSD-së për protestën e së shtunës: Nuk është çështje e rrugës, por e negociatave

Disidenti.net

Tragjedia që u evitua: Dy avionë ishin 200 metra afër, gati u ndeshën në hapësirën ajrore të Kosovës

Disidenti.net

Vuçiqi përjashton zbatimin e pikës për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Kurti do reagim ndërkombëtar

Disidenti.net
Disidenti

Pal Lekaj e kap programin e Albin Kurtit dhe e përbuz: Është fletushkë si e komunistëve