Disidenti
Showbizi

Pak ditë pasi ‘u mbulua’ Fjolla Morina publikon të tjera fotografi nga festa e shfrenuar e ditëlindjes

0Shares

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka festuar mbrëmjen e së premtes ditëlindjen e saj të 36-të.

Në një festë të veçantë të organizuar mes miqsh, kolegë e familjarë të shumtë, këngëtarja e hitit “Fb” shënoi festimin e 36 pranverave në jetën e saj.

Ajo u kujdes që të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga festa, ku shihet se është kënaqur e dëfryer e rrethuar nga njerëzit e saj të afërt.

Mbrëmjen e së shtunës, Morina publikoi gjithashtu për fansat e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera, duke treguar dukjen e saj atraktive në festën e ditëlindjes.

Mes të tjerash, ajo ndau me ndjekësit edhe një imazh, ku shihej duke u dëfryer me shishet e alkoolit, teksa dehet në kremtimin e 36-vjetorit.

Fjolla përndryshe ka qenë shumë e përfolur këtë vit për jetën e saj private, pasi u konfirmua muaj më parë se ajo i ndau rrugët me ish-bashkëshortin, biznesmenin Fisnik Syla.

Kujtojmë se ditë më parë, këngëtarjae uroi fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit përmes një fotografie të publikuar në instastory ku shihej teksa barte shami.

Santiana Maloku tha se falë 5 vakte të namazit, tregon kur e ka në plan të mbulohet!

Disidenti.net

“500 forca policore kanë qenë tek shtëpia ime” – Stresi i reagon sërish ministres Haxhiu

Disidenti.net

A do ta sfidojë Noizy edhe sonte shtetin – Organizohet koncert në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan

Disidenti.net