Disidenti
Lajme

Pacolli tregon pse po frikësohet nga Ligji për konfiskimin e pasurisë

0Shares

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, apo siç njihet ndryshe si Ligji Anti-Mafia.

Ai ka thënë se personalisht frikësohet nga ky ligj.

‘’Çdo ligj për konfiskimin e pasurisë duhet të shkojë përmes Gjykatës dhe jo nga ndonjë agjenci që është jashtë sistemit gjyqësor. Kjo më frikëson mua personalisht, nëse ligji nuk do të ishte në kuadër të gjykatës’’, ka thënë Pacolli në Kanal 10.

Pacolli ka marrë edhe shembull konkret për një hetim që do të mund të kryhej për prejardhjen e pasurisë së tij.

‘’Nëse dikush vjen sot dhe më pyet si e ke bërë shtëpinë, unë duhet ta arsyetoj ndërtimin e shtëpisë sime që është bërë tash e shumë kohë. Pra, ti je një gazetar dhe në fund të emisioni diçka do të mbetet pa u thënë apo pa u bërë, pra edhe unë nëse duhet të gjej faturat e ndërtimit të shtëpisë sime, ndoshta nuk do të mund t’i gjej faturat e blerjes së dritareve, shembull po e marr. Atëherë ata më thonë duhet ta konfiskojmë se nuk po mund ta justifikosh si i ke blerë dritaret’’, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se pret që të punohet më shumë rreth këtij ligji dhe të inkuadrohen ekipe të ekspertëve vendor e të huaj.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net