Disidenti
Lajme

Pacolli: Siç po shihet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve

0Shares

Pas deklaratës së Zana Avdiut për gjestin e Xhakës ndaj serbëve, ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.

E pas vendimit të FIFA-s ku Granit Xhaka nuk do të hetohet, veprimin e këtij të fundit, gjest jo prej rrugaçi po e cilëson biznesmeni Pacolli.

Në postimin e tij të bërë në Instagram, Pacolli ka thënë se Xhaka ka bërë maksimumin që dikush bën për kombin e vetë.

“Siç po shifet Graniti nuk është rrugaç dhe nuk ka bërë veprime të rrugaçëve. Ai ka bërë dhe po bën maksimumin që dikush jep për kombin e vetë në rend të parë dhe për shtetin që atij i besoj dhe e përvetësoj me krenari si qytetar të saj. Rrofsh sa malët Granit Xhaka, ti je dhe mbetesh nderi i kombit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

FIFA tani ka hapur procedurat hetimore ndaj ekipit serb që u eliminua të premten nga Botërori 2022.

Shkeljet disiplinore të skuadër serbe që mund të identifikohen nga kjo procedurë hetimore janë shkelja e mundshme e neneve 12 (Sjellje e pahijshme nga lojtarët dhe zyrtarët), 13 (Diskriminimi) dhe 16 (Rendi dhe siguria në ndeshje), raportojnë mediat zvicerane.

Ndonëse FIFA nuk ka dhënë diçka më konkrete, por me shumë gjasa pjesë e procedurës disiplinore mund të hapet edhe për trajnerin Dragan Stojkovic, i cili ka bërë komente përçmuese ndaj shqiptarëve dhe ka fyer nënat e tyre, nga stoli. Kjo shkaku i yjeve shqiptare të skuadrës zvicerane, Xhakes e Shaqirit.

Shaqiri ishte edhe golashënuesi i parë i kësaj përballje vendimtare për kualifikimin në 1/16 e Katarit 20202, derisa kapiteni Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes që përfundoi me fitoren meritore të Zvicrës.

Sipas raportimeve, Xhaka i ka shpëtuar procedurës hetimore përkundër se u përfshi në një përleshje me lojtarët serbë pasi këta të fundit e provokuan futbollistin e Zvicrës me prejardhje nga Kosova.

Zvicra të martën do të përballët me Portugalinë, derisa skuadra serbe është kthyer në Beograd si e eliminuar në fazën e grupeve të kampionatit.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net