Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se i kujtohet kur qeveria Kurti 1 ia anuloi lejën e uljes në Prishtinë.
Sipas Pacollit, ky vet dhe ekipi i tij u rrezikuan shumë.
“Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjën pa Covid.”, tha Pacolli.
Ai thotë se nuk harrohet momenti kur rrezikonte jetën “për teket e Kurtit e Sveçlës”.
Ky është postimi i Pacollit:
Nga fotografitë e publikuara nga z. Petrit Kllokoqi për “Darkën e Lames” shohim si nuk rrespektohën masat nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Shëmbull i mirë!!!!!.
M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa donim të aterojmë ( e më shumë peripeci, nga avioni, arritëm të devijojmë për në Tiranë ).
Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë. Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjën pa Covid.
Nuk harrohët momenti kur rrezikonim jeten per teket Kurtit e Sveqlës!!!!.