Disidenti
Lajme

Pacolli: Nëse Qeveria do të më kontaktonte, për 1 muaj mund t’i sjellim 1 milionë vaksina në Kosovë

0Shares

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur edhe për mungesën e vaksinave anti covid në Kosovë.

Në Blic Interview me Astrit Gashin, Pacolli thotë se është i gatshëm që të ndihmojë qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë përmes kontakteve të tij që brenda një muaji të sjell një numër rekord të vaksinave për qytetarët e Kosovës.

“Jam i bindur se po të kisha qenë unë Qeveri do t`i ftoja gjithë njerëzit që kanë mundësi dhe të bisedoja me ta si tani. Problemi i vaksinave është mjaft serioze po vdesin njerëzit dhe ka qenë e drejtë që Qeveria të ftojë njerëzit që kanë kontakte dhe të bisedon me ta. Unë e di se shtetet e ndryshme ku unë udhëtoj dhe Qeveritë, mbështetet te njerëzit që kanë mundësi, prej kur unë kam parë se Kosova do të ketë problem me vaksina kam lidh kontakte me dy ose tre prodhues, njëra nga to është Astra Zeneca. Sot mund të them se nëse Qeveria kishte dashtë, ne mund të ulemi për katër javë dhe ne mund t`i sjellim 1 milion doza në Kosovë me çmim të fabrikës pa interes, pa asgjë. Unë them të drejtën kam prit që të më telefonoj dikush jam i gatshëm nëse duhet jam i gatshëm të jem aty ku nevojitet që ti ndihmohet qytetarëve. Unë kam qenë në bisedë me Vjosa Osmanin dhe atë ditë kur ishim me presidentet e tjerë dhe ajo na tha se nuk do të ketë probleme me vaksinat se janë në kontakt me prodhues dhe qeveri të ndryshme. Dhe unë kam konkluduar se nuk do të ketë probleme dhe do të ishte banale nga ana ime… shikoni edhe unë jam këtu, ju them tani se problem ka për vaksinat. E pash që do të sjell BE 95 mijë vaksina që janë tepër pak, çka mendoj se është tepër vonë dhe qeveria është dashur dhe duhet të bëjë diçka që të sjell vaksinat. Kam dëgjuar se MSH ka kontaktet e veta është në kontakt me prodhuesit dhe derisa MSH thotë se ne nuk kemi problem besoj se edhe kontakti im nuk është aq i nevojshëm”, ka treguar Pacolli në Blic Interview.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net