Për këtë ngjarje janë duke u hetuar 24 persona, si pjesë e një grupi kriminal
24 shtetas në Kosovë po hetohen për veprën penale të pjesëmarrjes ose organizmit të një grupi kriminal.
Në operacionin e koduar “Thirrjet”, Prokuroria Speciale e Kosovës ka sekuestruar 1.7 milion euro kesh, 9 mjete si dhe ka ngrirë 700 mijë euro të tjera.
“Sekuestrimi i rreth 2 milion eurove, 9 veturave dhe ngrirja e 700 mijë eurove, është lajm shumë i mirë. Veprimet institucionale kundrejt krimit të organizuar dhe korrupsionit janë shumë të rëndësishme për të dhënë dëshminë tonë në angazhimin e shtetit të së drejtës. Institucionet e drejtësisë do ta kenë mbështetjen tonë të vazhdueshme për adresimin e veprimeve kriminale!”, thuhet në postimin e ministres së Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.