Disidenti
Showbizi

Olta thyen të njejtat rregulla që përjashtuan Ermionën, pritet vendimi i produksionit!

Ermiona Lekbello u përjashtua nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” mëngjesin e 1 marsit për shkak të gjuhës së përdorur një natë më para kundrejt Oltës, Maestros dhe Kiarës.

“Bëjnë si gore” ishte një ndër frazat që Jona përdori që ndër të tjera u konsiderua si dhunë verbale dhe i kushtoi përjashtimin nga formati.

Së fundmi e njëjta fjalë është perdorur edhe nga Olta Gixhari, e cila ka debatuar ashpër me Krist Aliajn.

“Bën si gore, llafazan sillu si burrë,”-me këto terma iu drejtua aktorja Kristit në përplasjen e tyre.

Keisi u bë “molla e sherrit” mes Oltës dhe Kristit. Më herët teksa banorët e “Big Brother VIP Albania” ishin duke pastruar shtëpinë, Olta i përmendi Kristit shërbimin që i bën Keisi.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga ai, duke shpërthyer e duke akuzuar Oltën se është fake.

Keisi nga ana tjetër nuk zgjodhi të reagonte por i kërkoi Kristit që ta linte Oltën të jepte mendimin e saj.

Që prej hyrjes së Keisit është parë që Kristi është distancuar komplet nga Olta me të cilën më parë kalonte shumë kohë.

Homazhe në shtëpinë e BBV për rojen, Deamishel bën gafën e rëndë: I urojmë…

Disidenti.net

Futbollisti shqiptar 10 mijë euro për Luizin e Big Brother?

Disidenti.net

“Dhuroja 1 mijë euro familjes së Palit”, Olta kërkon të vërë në vështirësi Luzin, përgjigja e la pa fjalë

Disidenti.net
Disidenti

Olta thyen të njejtat rregulla që përjashtuan Ermionën, pritet vendimi i produksionit!