Disidenti
Lajme

”O Zot na dhuro paqe”, lutja emocionale e komandantit të FSK-së për ushtarët që udhëtuan me mision në Kuvajt

0Shares

Sot është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të FSK-së për në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në ceremoni të pranishëm ishin krerët më të lartë politikë dhe ushtarak.

Por, ajo çfarë ra në sy ishte edhe lutja që rreshter majori i FSK-së, Agim Gashi, bëri për kontigjentin e ushtrisë së Kosovës, i cili do të zbarkojë në Kuvajt që është vendi i misionit paqeruajtës së FSK-së.

Në lutjen drejtuar Zotit, rreshter major Gashi lutet që kudo ku shkel këmba e ushtarit të Kosovës të jetë vend i sigurtë dhe i qetë, shkruan Reporteri.net.

‘’O Zot dhuroju besim të fortë e të sinqertë, dhuroju jetë të gjatë e të mbushur me shëndet e kënaqësi. Të lutem o Zot, shtoja dashurinë për atdheun tonë të shenjtë. O Zot ruaji dhe kujdesu për miqtë tanë që bashkërisht po punojmë për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të tjera. O Zot ndihmona ta bëjmë ushtrinë e Kosovës të ditur dhe të guximshme, mundësona që aty ku shkel këmba e ushtarit tonë të jetë vend i sigurt dhe i qetë. Të lutem o i Madhi Zot, forcona vullnetin tonë, harmoninë fetare dhe kombëtare. O Zot na dhuro paqe për ne, për familjet tona dhe paqe për gjithë botën mbarë. Amin’’, tha në lutjen e tij Gashi.

Lutjen e komandantit të FSK-së e ka shpërndarë edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

Vuçiq e quajti Beg Rizajn terrorist, reagon vëllai i ish-luftëtarit të UÇK-së: Lufta ndaj kriminelëve të tillë, është pastrim për tokën!

Disidenti.net

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radjoçiqi

Disidenti.net

Si ka funksionuar grupi terrorist serb? – Policia e Kosovës publikon disa video të reja

Disidenti.net
Disidenti

”O Zot na dhuro paqe”, lutja emocionale e komandantit të FSK-së për ushtarët që udhëtuan me mision në Kuvajt