Ata që pësuan më së shumti nga dallaveret me grante e subvencione, po e vazhdojnë jetën të zhgënjyer me shtetin e institucionet.
I tillë është rasti i Shaip Statovci nga Batllava e Podujevës. Ferma që i mbeti pa kulm që nga lufta, nuk iu rinovua kurrë. Kjo pasi disa herë Ministria e Bujqësisë ia refuzoi grantin, duke bërë që Shaipi të heq dorë nga puna që e kryente për gati 50 vjet.
Tjegullat e fermës së tij tash e 20 vjet qëndrojnë në qiellin e hapur, në pritje që të ndihet dora e shtetit. Por për këtë dorë të shtetit, fermeri nga Batllava thotë se iu dha kryesisht atyre që fillimisht dhanë ryshfet.Gati 22 vjet është në qiellin e hapur.
Për gati 15 vjet, gati 30 krerë lopë, fermeri nga Podujeva i mbajti në një tendë që nuk i plotësonte as kushtet minimale. Kjo pasi ishte me shpresë, se një ditë do të përfitonte një grant, e ta rinovonte fermën e djegur në luftë, grant të cilin s`e mori kurrë, pavarësisht se aplikoi me dhjetëra herë që nga paslufta.
Puna jem po kallëzon, se s’kam pranu me kalu në ujëra të ndotura, dhe ju kam thanë jo”, tregon Shaip Statovci.Durimit të Shaip Statovcit i erdhi fundi në vitin 2014, kur vendosi të mos merrej me punën e fermerit që e bënte për 40 vjet.“Edhe heka dorë, me këta burokratë të shtetit tim, me këta burokratë që nuk i kontrollon askush, e me bo çka të donë sikur kuajve me ua hek dyzginat nëpër lama të huaja.
Veç i kam çu durt, edhe kom thanë o Zot a po i sheh”, thotë ai.I zhgënjyer nga shteti, por duke mos u dorëzuar nga puna e tij e djersës, Shaipi vazhdon të mbajë me krenari diplomat si një nga fermerët e dalluar prej vitit 1976.