Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Krasniqi tha se nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovës, duke iu referuar kryeministrit, Albin Kurti.
“Ishte një takim në të cilin diskutuam gjerë e gjatë në të cilën është duke kaluar anëtarësia dhe gjithë njerëzit që po i kalojnë. Qëndrimin ynë si PDK është i qartë, dialogu social nuk duhet të ketë alternativ sepse vetëm përmes dialogimit duhet të gjejmë zgjidhje. Nuk ka vend për qasje diktatoriale në Kosovës. Nuk mund të sillet qeveria ndaj mësuesve me këtë arrogancë të paparë ndonjëherë në vendin tonë”, tha ai.
Pas këtij takimi ka folur edhe Rrahman Jashari i cili ka thënë se nuk do ta lejojnë që Kosova të bëhet shtet diktatorial.
Për këto deklarata ka reaguar profesor. Dr.Enver Bytyçi.
Ai ka thënë se sindikata po bën luftë politike dhe jo sindikaliste.
“Për disa që nuk janë pajtuar me kritikat e mia ndaj grevës së arsimtarëve!
Sinqerisht nuk e dija se do zbuloheshin vetë në publik!
Sindikata bën luftë politike e jo sindikaliste!
Kjo është e vërteta që e pohon vete kryesindikalisti!”, ka shkruar Bytyçi.