Nuk është aspak shaka, Luizi, me votat më të shumta në numër, u zgjodh kryeministër…jo i Shqipërisë jo, por i shtëpisë së Big Brother VIP.
Vëllai i Madh u ka dhënë detyrë banorëve të krijojnë qeverinë brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Për këtë qëllim ata kanë votuar dhe kanë zgjedhur kryeministrin, ministrat e të gjithë funksionarët e shtetit me radhë.
Ministër Drejtësie është zgjedhur Visi, Kristi u zgjodh president, Efi kryetare parlamenti, Dea popull, Nita popull, Qetsori Ministër i Brendshëm e kështu me radhë.
Të shumta komentet e ndjekësve për Luizin, gati njëzëri aludojnë se ai duhet të bëhet Kryeministër i Shqipërisë jo vetëm i shtëpisë së BBV. Tani të presim vendimet, ligjet, dekretet e kryeministër Luiz Ejllit.