Sipas burimeve të televizionit Klan Kosova, një veturë e KFOR-it është goditur mbrëmë nga një automjet tjetër në Leposaviq.
Ngjarja ka ndodhur derisa automjeti i KFOR-it ka qenë i ndalur, ndërsa mësohet se vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti i cilësuar si “Rrezikim i personave ndërkombëtarë” është lajmëruar në Polici, e me të po merret stacioni policor në Mitrovicën veriore.
Klankosova.tv ka provuar gjatë ditës së sotme të marrë konfirmimin zyrtar nga KFOR-i, e edhe nga Policia e Kosovës, por deri më tani nuk ka përgjigje.
-Fotografia është ilustruese