Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Një person ka mbetur i vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar”, tha Gashi.
“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.
Gashi theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes.


