Disidenti
Showbizi

Një dron mbi shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për Stresin: “Jemi me ty Shqipëri Etnike”

0Shares

“Jemi me ty Shqipëri Etnike” – një dron mbi shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për Stresin.

Arkimed Lushaj – Stresi ditën e sotme (e mërkurë) është befasuar në Big Brother VIP Kosova.

Atij i është dërguar një dron mbi shtëpinë e famshme të Kosovës, ku thuhet: “Jemi me ty Shqipëri Etnike”.

Befasia duket t’i jetë bërë nga disa miq të ngushtë të artistit, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Ky është droni i parë që ka kaluar mbi shtëpinë e njohur, meqë deri më tani nuk është bërë ndonjë surprizë.

Stresi dukej i befasuar ndërsa pyeste banorët se kush e kishte bërë këtë, por pa aluduar në ndonjë emër.

36-vjeçari ndërkaq cilësohet një lojtar i fortë në këtë format, i cili në disa raste është zgjedhur edhe ‘lideri i shtëpisë’.

I fundit që u largua nga BBVK ishte Getinjo, që kërkoi nga produksioni të dilte me dëshirë pasi e kishte përfunduar misionin.

Ai theksoi se nuk ishte futur në Big Brother për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Shumë më e re se këngëtari, e dashura e Robert Berishës ju lë ‘pa fjalë’

Disidenti.net

Kaderi: Pos hundës s’kam asnjë operacion, edhe pak buzët

Disidenti.net

Ganiu i reagon të dashurës së Bucit pas eliminimit: Falja sonte se i vjetër, ka gabu

Disidenti.net