Disidenti
Lajme

Ngritet alarmi/ Eksperti i sigurisë paralajmëron rrezikun që po i kanoset Kosovës nga strukturat kriminale në veri

Ishin rojat e urës, pjesëtarë serbë, shumica prej tyre kriminelë që kanë kryer krime në veri, që me vendim të Qeverisë së Kosovës, vite më parë janë pranuar në Policinë e Kosovës.

Këta pjesëtarë serbë të strukturave paralele serbë në Kosovë, tashmë janë inkuadruar në Policinë e Kosovës.

Një rrezik i madh pas inkuadrimit të tyre paraqet infiltrimi i strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës.

Krerët e këtyre strukturave kriminale serbe në veri, tashmë janë të njohur. Ata janë Milan Radojçiq dhe Zharko Veselinoviq.

Kjo paraqet rrezik të madh për sigurin e vendit.

Kështu thotë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili shton se, pjesëtarët e këtyre strukturave të paverifikuar u punësuan nëpër institucionet e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në emër të shpërbërjes së funksionimit paralel kundër shtetit, në emër të njohjes së shtetit të Kosovës, dhe të integrimeve të tyre në këtë realitet, por që aktiviteti i tyre kriminel nuk ka pushuar, ata janë akoma në funksion dhe raste të njëpasnjëshme janë duke u zbuluar.

“Serbia është duke provuar që këta ish-pjesëtarë të institucioneve paralele t’i përdorë për destabilizimin e brendshëm të Kosovës dhe për inskenim të incidenteve, me qëllim të akuzave kundër institucioneve vendore të sigurisë, kinse po ushtrojnë dhunë dhe presion ndaj qytetarëve të komunitetit serb, gjithmonë sipas skenarit të porositur të Serbisë”, thotë Tërnava.

Së fundmi Policia e Kosovës në veri nga një punëtor i integruar i strukturave paralele ka konfiskuar katër mijë fishekë.

Policia e Republikës së Kosovës e ka ndaluar të dyshuar me shtetësi serbe, tek i cili është gjetur kjo sasi armatimi, në pikën kufitare të Jarinjës.

“Edhe ky lajm është alarm që duhet të ju shërben AKI-së dhe njësitit hetimor të policisë së Kosovës antikrim për të vazhduar dhe hetuar së afërmi lëvizjet dhe lidhjet që kanë të gjithë ish pjesëtarët e përbërjes së kaluar të strukturave paralele që janë punësuar në institucionet e shtetit të Kosovës, dhe kinse kanë pranuar për tu integruar, kurse në praktikë bëjnë punën e strukturave të fshehta serbë të sigurisë sipas misionit që jua kanë ngarkuar”, shprehet Tërnava.

“Me këto veprime nga ana e policisë, po dëshmohet se policia në ato pjesë të banuara me shumicë serbe, zonat kufitare me Serbinë, duke përfshirë edhe veriun, duhet të jetë gjithnjë vigjilent dhe t’i kryejnë detyrat e tyre në përputhshmëri dhe konfrom ligjeve në fuqi, sepse ato pjesë të veriut ishin deri më tani më pak të kontrolluara në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, dhe jetësimet e ligjeve të Kosovës në ato pjesë të veriut duhet të jenë përditshmëri, dhe vetëm në këtë mënyrë konfirmohet sovraniteti i shtetit tonë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Milaim Zeka: Femrat e Kosovës janë të bukura, por 50% e e tyre, e kanë zërin si të meshkujve!

Disidenti.net

‘Gruaja e harruar’ e protestës së 1 tetorit: I dhamë fund heshtjes, Albin Kurti ishte aktivist i shquar

Disidenti.net

Vajzat nga Peja që u gjetën s’pranuan të kthehen në shtëpi – Flet babai i njërës prej tyre

Disidenti.net
Disidenti

Ngritet alarmi/ Eksperti i sigurisë paralajmëron rrezikun që po i kanoset Kosovës nga strukturat kriminale në veri