Disidenti
Lajme

Ngjarje si nëpër filma në Istog, hajni vesh mantilin e bardhë, futet në QMF dhe i vjedhë një punëtoreje kuletën

0Shares

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur javën e kaluar në Istog. Të premtën e kaluar, një punëtore shëndetësore në QMF-në e Istogut kishte njoftuar policinë për vjedhjen e kuletës dhe disa dokumenteve gjatë orarit të punës.

Pas një pune intensive, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë hajnin e dyshuar për këtë vjedhje.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Avni Berisha nga fshati Sferkë, banues në Fushë Kosovë.

Avni Berisha është emër i njohur për Policinë e Kosovës. I njëjti ka mbi 50 vepra penale dhe vazhdon të jetë në liri nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Njoftimi i policisë:

“Nga çanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth nёntёdhjetё (90) euro, kartelën e  bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 12.01.2023, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: A.B. i lindur me 1985 Shqiptar/Kosovar”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net