Disidenti
Lajme

Ngjarja e rëndë për familjen Kelmendi: 15-vjeçarin në Bogë dyshohet se e shkeli për vdekje djali i axhës

0Shares

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bogë të Pejës, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një të mitur. Ky rast ka tronditur familjen Kelmendi, pasi viktima është djali i tyre 15-vjeçar, Ron Kelmendi, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi i dyshuar për këtë aksident tragjik është arrestuar dhe sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali bëhet fjalë për djalin e axhës të viktimës, Getonis Kelmendi.

15-vjeçari dyshohet se u shkel në momentin që i dyshuari kishte lëvizur prapa me kamion, me ç’rast e ka goditur, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi i Emergjencës, që doli në vendin e ngjarjes, ndërkohë me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.

Në anën tjetër, pas arrestimit të të dyshuarit ai është shoqëruar në stacion policor dhe është ndaluar për 48 orë.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net