Disidenti
Lajme

Nezir Kraki reagon për reciprocitetin ndaj Serbisë – “godet” opozitën, ja çfarë iu kujton

0Shares

Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me fillimin e reciprociteti që nga dita e nesërme.

Ai këtë fillim e sheh të mbarë dhe mjaftë pozitivë për Kosovën, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, Kosova qesharake ka shku, tash kemi Kosovë serioze që respektohet.

Gjithashtu ai thekson që krejt marrëveshjet që janë nënshkru me Serbinë pas vitit 2008 kanë qenë në dëm të Kosovës.

Postimi i plotë

Dmth paska qene e mundur me shku ne Amerike ne takime dhe nje jave pas me e perforcu masen e reciprocitetit me Serbine.

« Vendimet e njeanshme te Kosoves » e demtojne procesin e dialogut na thonin jugonostalgjiket e debateve pa mendim.

Qysh e thash para dy tre diteve, Kosova qesharake ka shku, tash kemi Kosove serioze qe respektohet. Pse s’po e degjoni me ate Stanon e BE-se qe vajtojke sa here Kosova tentonte me u duk shtet? Se e ka kuptu edhe ai se sapuni per djath nuk shitet më. E ka kuptu edhe Borelli qe Kosova tash drejtohet nga persona pa miza ner kapuç, qysh thote populli.

Prap po them, nuk eshte gjithçka perfekt por nje gje eshte e dukshme dhe duhet te pranohet edhe nga opozita e mediat argate te dreqit:

– Nje cikel i ri ka fillu per Kosoven, nje rrjedhe e re e ngjarjeve politike, si ne raport me Serbine ashtu edhe me rajonin dhe aleatet tane.

Krejt marreveshjet qe jane nenshkru me Serbine pas vitit 2008 kane qene ne dem te Kosoves dhe as ashtu Serbia nuk ka pranu me i respektu. Tash çka me be Kosova? A me gjet opsione edhe me te demshme per veti apo me ia kerku Serbise e BE-se respektimin e asaj qe eshte neshkru?

Neser pra s’ka asgje te re vec respektim te parimeve baze te çdo logjike politike apo dialoguese.

Nejse…

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net