Disidenti
Lajme

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, cila parti do të kryesonte?

0Shares

Bazuar në një sondazh të UBO Consulting, Lëvizja Vetëvendosje(LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind ndërsa partia e dytë që është listuar me 18.2 për qind është Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Emisioni “Debat Plus”, nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 1.5 ka marrë për qind.

Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8  për qind, PSD me 0.4 për qind ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Ndërsa të tjera janë listuar me 2.6 për qind.

51.3 % kanë thënë që do të votonin, 29.0 % kanë thënë se ndoshta do të votonin, 3.9% më gjasë nuk do të votoja, 12.1% definitivisht kanë thënë se nuk do të votoja, 2.7% kanë thënë se nuk e din dhe 1 % s’kanë përgjigje.

Kështu bën të ditur Drejtori ekzekutiv në TV Dukagjini, Ermal Panduri, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, teksa prezantoi të dhënat e fundit ku RTV Dukagjini, ka përfshirë disa pyetje.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor.

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net