Disidenti
Lajme

Nënoficeri dhe ushtari më i mirë ndërkombëtar, pjesëtarët e FSK-së dalin të parët

0Shares

Gara e ,,Luftëtarit më të mirë” e organizuar nga Komanda Regjionale e Lindjes në kampin Bondsteel, nga data 19-21 Prill 2021 ka bërë bashkë ushtarakët që shërbejnë në Kosovë.

Me gjithë sfidat dhe vështirësitë që kaluan në garë dy ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës arritën të radhitën të parët në kategorinë ndërkombëtare.

Nënoficeri më i mire ndërkombëtar u shpall rreshter Berat Babaj, ndërsa çmimi i ushtarit më të mirë ndërkombëtar shkoi për ushtarin e klasit të parë Shumëzim Karaqica.

Gara e realizuar përveç që kishte një konkurrencë të lartë ishte edhe mjaft sfiduese, pjesëmarrësit i’u nënshtruan një seri testesh në fusha të ndryshme: testi fizik, kualifikimi dhe gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, navigimi tokësor, trajtimi i të lënduarve në fushëbetejë, radio komunikimi, testimi me shkrim, Programi special i ushtrisë ,Testi i njohurive të përgjithshme ushtarake, Intervista, Çmontimi dhe montimi i armeve të kombinuara dhe Marshimi me ngarkese.

Me rezultatet e arritura në këtë garë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dëshmuan edhe njëherë përgatitjen profesionale dhe disiplinën që i karakterizon në realizimin e misionit dhe detyrave.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net