Disidenti
Lajme

Në Kosovë nusja më e keqe kushton 10 mijë euro!

0Shares

Teksa pija kafe në platonë e restorantit afër Redaksisë, një kolonë veturash me flamuj e def kaluan afër nesh. Disa vajza të reja i kishin hapur dritaret e veturave dhe pjesën më të madhe të trupit e kishin nxjerrë jashtë. E, kënaqësinë e dasmave në Kosovë sot po e përjetojnë vetëm femrat.

S’ka më traditë: burrat para e gratë pas…

Tradita e dasmës në Kosovë sot nuk trashëgon asgjë nga e kaluara. Askujt më nuk i intereson nëse nusja sot e ka të parin a të dhjetin mashkull për burrë…

A ka ecur rrugëve me kërthizë të zbu- luar apo ka kaluar nga lokali në lokal…

TASH ÇDO DITË ËSHTË E DIEL PËR DASMA!

Sot çdo ditë është e diel për dasma. Dasmë prej të hënës e deri në të dielën… Se në cilën ditë bëhet dasma, më nuk i bën përshtypje askujt, sepse edhe shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar se secila ditë është e Zotit! Madje, ua kemi kaluar edhe evro- pianëve, të cilët edhe më tutje kanë mbetur me bindjen se dasmat duhet të bëhen vetëm gjatë vikendeve…

FEJESAT DIMRIT, MARTESAT VERËS…

Viteve të fundit vera është destinuar vetëm për dasma. Çdo ditë tollovi në

trafik me kolonë dasmash dhe sirena… E merrnin një nuse në Gadime të Lip- janit para do vitesh dhe disa të rinj, që shikonin anash teksa kalonte kolona
e veturave, njëri nga ta thotë: “Po ta dinin këta se ç’nuse po marrin, nuk do u bënin sirenave!”.

Por, sot kush ia vë veshin kësaj pune ma?!

10 MIJË EURO I BËHEN NUSES!

Manaja më e madhe e dasmës është kur “konferencierja”, në lokalin ku or- ganizohet dasma, merr mikrofonin në dorë dhe thotë: “Nuses iu bën dhuratë 10 mijë euro nga të pranishmit në sallë!”.

Por, më e keqja është kur ajo fillon
të thotë se nuses filani, nga Zvicra, i dhuron 500 euro; filani nga Gjerma- nia – 200 euro; filani nga Prishtina – 20 euro, e kështu me radhë.

Në ato çaste njerëzit fillojnë ta shiko- jnë njëri-tjetrin dhe ndihen keq ata që
në zarfin e tyre kanë futur pak para, sepse më vonë do u përmendet emri edhe atyre…
E, ç’është më e keqja, pas martesës, çiftit të posa martuar i fillojnë edhe urimet në radiot lokale, e që njeriu has edhe në aso urimesh që të bëjnë të qeshësh, si, bie fjala: “Sa ka deti ujë e ranë, aq dashni pastë çifti i ri”.

E, të mos flasim për dasmorët që shkojnë me e marrë nusen, sepse shumë vajza të reja edhe e rrezikojnë jetën e tyre, kur ulen mbi dritare të veturave, ose kur e nxjerrin pjesën më të madhe të trupit jashtë veture, të dala mendsh…

Dhe, të tillat sikur harrojnë se duhet jetuar edhe pas atij çasti të dasmës… Në anën tjetër, fatura e restorantit është mjaft e majme. Së paku 3000 euro paguhet këngëtari a këngëtarja, e mijëra të tjera për ushqim e gjëra të tjera.
Por, edhe pa u martuar nuk po bën…/Kosovarja

“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Disidenti.net

Tentim vrasje në Istog, theret me thikë një person – dy të arrestuar

Disidenti.net

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net