Kompania Apple këtë muaj ka prezantuar telefonin e saj më të ri, iPhone 14, në një ceremoni të quajtur ‘Far Out’.
Për dy versionet e këtij telefoni, atë standardin dhe Pro, në Kosovë tashmë ka shumë interesim. Kosovarët mezi po presin që këta telefonë të vijnë në Kosovë në fund të këtij muaji për t’i blerë.