Me 25 prill Shqipëria do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare.
Për këtë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtojë për në Shqipëri këtë fundjavë për votuar në zgjedhjet parlamentare pasi ka edhe nënshtetësi shqiptare.
ATV mëson se shefi i Qeverisë kosovare do të votojë në “Zonën e Bllokut në Tiranë”.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri do të garojë me tre kandidatë për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë.
Pos Kurtit, të drejtë vote në Shqipëri kanë edhe liderët e tjerë politikë si Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli.
ATV ditën e zgjedhjeve në Shqipëri do ta përcjellë me një maratonë të gjatë me studio nga kryeqyteti shqiptar, Tirana. Nga Prishtina do të sjellim zhvillimet e fundit për zgjedhjet në Shqipëri deri tek shpallja e rezultateve./ATV