Produksioni ka vendosur që katër banorë të tjerë do të futen sot në Big-Brother. Për t’i dhënë më tepër dinamizëm dhe një rrjedhë tjetër lojës brenda shtëpisë, mes 4 banorëve që do të futen sonte, 2 prej tyre janë rikthime.
“Liberale.al” ka mësuar ekskluzivisht emrat e dy prej tyre. Do të jenë gazetari Bledi Mane dhe ish-konkurrentja e “Përputhen”, Efi Dredhes. Të dy ata kanë qenë më parë pjesë e këtij reality-show. Rikthimi i tyre do të jetë sfidues për ata që pretendojnë të fitojnë çmimin e madh.
Një prej tyre, gazetari Bledi Mane, u akuzua nga Luiz Ejli se ishte futur aty me qëllim që ta provokonte, e ta acaronte atë, që të nxirrte nga vetvetja. Ai zgjodhi të dilte vetë kur u nominua me Kiarën dhe Luizin, pasi siç tha nuk donte të futej mes tyre. Tashmë se ka preferuar të rikthehet dhe të përballet me Luizin.