Disidenti
Lajme

Ndërron jetë promovuesja e dietave vegan, konsumoi vetëm fruta për 4 vite

0Shares

Influencuesja vegane Zhanna Samsonova dyshohet se ka “vdekur nga uria” pasi ka aplikuar një dietë me me fruta ekzotike në Malajzi, sipas miqve dhe familjes së saj.

Shtetasja ruse, e cila shpesh promovonte ushqime të papërpunuara në mediat sociale ku ishte e njohur për miliona shikues të saj në TikTok , Facebook dhe Instagram si “Zhanna D’Art” – raportohet se ka ndërruar jetë në spital, pas komplikacioneve që shfaqi me shëndetin gjatë një turneu në Azinë Juglindore.

Një mik i afërt i saj tha për mediat lokale se disa muaj më parë kur e kishte takuar influencuesen ajo ishte në gjendje të rraskapitur dhe me këmbët e fryra.

“Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo dukej shumë e rraskapitur, me këmbët e fryra që i rridhnin limfë”, tha një mik i paidentifikuar për Newsflash.

“Mjekët e dërguan në shtëpi për të marrë trajtim. Megjithatë, ajo iku përsëri. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova”, nënvizoi ai.

Shoqja e saj shtoi: “Unë jetoja një kat mbi të dhe çdo ditë kisha frikë të gjeja trupin e saj të pajetë në mëngjes. E binda të kërkonte trajtim, por ajo nuk ia doli.”

Nëna e Samsonova ia atribuoi vdekjen e vajzës së saj një “infeksioni të ngjashëm me kolerën”.

Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes së saj nuk është bërë ende i ditur, raporton euronews.al.

Një përkrahëse e ushqimeve me bazë bimore, influencuesja dyshohet se ka aplikuar një “dietë vegane plotësisht të papërpunuar” për katër vitet e fundit, duke konsumuar vetëm “fruta, filiza të farave të lulediellit, smoothie dhe lëngje frutash”.

Ky incident tragjik ka ndezur një diskutim më të gjerë rreth rreziqeve të mundshme që lidhen me dietat ekstreme, veçanërisht ato që nuk kanë lëndë ushqyese thelbësore.

Të shtëna me armë në fshatin Carallukë të Istogut, 21-vjeçari gjuan me armë të gjatë

Disidenti.net

Mos rrini pa nevojë në livadhe, pantollonat të futen në çorapë: Këshillat e IKShP-së kundër pickimit nga rriqrat

Disidenti.net

Kjo është drejtoresha bukuroshe e kryeqytetit që shkon në Prokurori – bënte jetë luksoze

Disidenti.net