Disidenti
Lajme

Ndërron jetë në spital personi që u plagos në një lokal në Klinë

0Shares

Ka vdekur personi që është plagosur sot pasdite në një lokal në Klinë.Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë.

“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës, dhe mandej nga atje është konfirmuar vdekja e tij” – tha ai.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:40 në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë.“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”-ka thënë Gashi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sistemi i Perëndimit së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen, i merr paratë

Disidenti.net

“Çka nëse e sheh në rrugë”, babai i Rizës flet pas lirimit të Sekiraqës: Shohim se si do të zhvillohet – mirë jo

Disidenti.net

35-vjetori i grevës së minatorëve, Kurti: Me guxim politik, ky komunitet e dridhi gjithë ish-Jugosllavinë

Disidenti.net