Në librin “How to Fix a Broken Heart”, psikologu Guy Winch zbuloi se ndarja ndikon shumë në psikikën tonë.
Për shkak të kësaj, ne bëhemi të varur nga ish-partneri ynë dhe fillojmë ta dëshirojmë atë ashtu siç të varurit e dëshirojnë drogën.
E idealizojmë deri në atë masë sa mendojmë se askush nuk do ta zëvendësojë dot.
1. Mos kontrolloni se çfarë bën në rrjetet sociale. Kjo vetëm mund t’ju shqetësojë më tej.
3. Bëni një listë të situatave në të cilat ju është dashur të bëni kompromis për të ditur atë që definitivisht nuk dëshironi të përsërisni në marrëdhënien e ardhshme.
4. Bëni përpjekje që t’u ktheheni aktiviteteve që dikur ju bënin të lumtur. Është e rëndësishme të vendosni një rutinë të re për të vazhduar jetën.
5. Hiqni gjithçka që ju kujton një marrëdhënie të dhimbshme. Këto mund të jenë letra, foto dhe të ngjashme.
6. Kontaktoni miqtë tuaj dhe lërini ata t’ju ndihmojnë. Secili prej nesh e ka hasur këtë problem dhe mund të ofrojmë këshilla që sigurisht do të jenë të dobishme. /Telegrafi/