Disidenti
Lajme

Myftiu nga Bashkësia Islame e Serbisë: S’e njoh Kosovën, shqiptarët janë plaçkitës

0Shares

Muhamedali ef. Veli Myfti i Maçvës dhe Anës së Drinës, që është pjesë e Bashkësisë Islame të Serbisë ka deklaruar se nuk e njeh Kosovën si shtet.

Në një intervistë për Glas Javnosti ky klerik mysliman që operon në Serbi i ka quajtur kosovarët një grup njerëzish që “nuk i kuptojnë mirë disa gjëra”.

“Kam qenë në Kosovë, ku njëherë e kam pasur një situatë mjaftë të pakëndshme. Kam thënë se nuk mund t’i njohë pavarësisht dëshirës dhe nevojës së dikujt” ka theksuar ai.

“Nuk mund ta njoh sepse ata janë një grup njerëzish që nuk i ka kuptuar gjërat e mira. Arsyeja që unë s’i njoh ata pavarësisht vullnetit dhe dëshirës, është një gjë që e anulon krejt dëshirën time dhe vullnetin: ata s’e kanë atë baziken në shtetësëinë e tyre, që është mësim besimi (në shkolla). Nuk kanë mësim besim në shkollë. A mund të imagjinoni çfarë mund të lulëzojë dhe çfarë po nddhë në Kosovë për shkak që s’kanë mësim besim” ka thënë ai.

Tutje, ai i ka përshkruar shqiptarët si plaçkitës duke rrëfyer një tregim siç ka thënë ai, nga vet shqiptarët për kohërat kur kanë bërë tregti me kuaj.

“Deri vonë kam dëgjuar rrëfime nga shqiptarët të cilët thoshin se gjyshërit i kanë porositur që kur të çojnë mall diku me kuaj mos të ndalen në fshatra të shqiptarëve”, thotë ai.

“Vetëm ku e sheh një kishë atje ndalu dhe kalo natën sepse shqiptari me shumë mundësi do të plackit natën, do të lë pa mall ndërsa një serb s’e bën këtë” ka thënë Myftiu.

Ai ka thënë se serbët myslimanë dhe ortodoksë duhet të mësojnë nga marrëdhëniet midis rusëve dhe çeçenëve. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe rusët, sipas këtij kleriku serb mysliman, “mund të sjellin paqe dhe stabilitet në botë”.

“Kam me ta bo ma zi se atij që u vra”/ Burri raporton në Polici se ish gruaja e ka rrahur dhe e ka kërcënuar

Disidenti.net

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net