Disidenti
Lajme

Mustafa kundër kamerave inteligjente: Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem

0Shares

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi ka kundërshtuar idenë e kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama për instalimin e kamerave të sigurisë në çdo cep të kryeqytetit.

Mustafa është shprehur se në vitin 2012 edhe ai bashkë me bashkëpunëtorët e tij punonin të instalonin kamerat në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe.

Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka treguar se ka viztuar një vend jo-evropian dhe pasi është kthyer iu ka treguar bashkëpunëtorëve se nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse nuk kanë të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë.

Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Jo gjithherë pajtohem me Dardan Gashin, por sot më pëlqeu shkrimi i tij në Express për kamerat intelegjente në Prishtinë. Do të ishte mirë që udhëheqësit e Prishtinës ta lexojnë një herë, dy herë e disa herë këtë shkrim, para se ti fusin të gjithë qytetarët në kamera ose para se qytetarët si njerëz të lirë ti shndërrojnë një njerëz të dyshuar të cilët duhet vëzhguar.

Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm.

Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë. Mua mu duk se Prishtina nuk ka arsye për këtë. Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj. Unë me shkopin tim, në qytetin tim nuk pajtohem të vëzhgohem nga kamerat, sepse shkopin e mbaj për arsye shëndetësore e jo që ta cenoj askënd! IM”, shkroi ai.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net