Disidenti
Lajme

Mustafa e Sejdiu emërohen pjesë e grupit këshilldhënës të LDK-së

0Shares

Në Kuvendin zgjedhor që ka mbajtur LDK-ja të dielën është krijuar një grup këshillëdhënës, në të cilin janë pjesë edhe dy ish-kryetarët e kësaj partie, Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa.

Kështu ka deklaruar kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Kamberi ka thënë se kuvendi zgjedhor i së dielës ka qenë mesazh i qartë për unitetin brenda partisë.

“Kuvendi i së dielës ka konfirmuar edhe një herë se LDK në proceset e saj ka një kulturë e madhe. Pas zgjedhjes së kryetarit e kanë konfirmuar këtë edhe kundërkandidatët, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, që e kanë uruar. Tashmë po i shohim nëpër të gjitha aktivitetet bashkë”, ka shtuar ai, duke treguar se vota e tij ka qenë për Abdixhikun për Kryetar të LDK-së.

Tutje, ai ka folur edhe për deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut që nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet e këtij viti.

“Ai nuk do të jetë kandidat për Prishtinën sepse synim i tij është fuqizimi i LDK-së dhe kthimi i saj në vendin e merituar. Besoj që sot ka qenë konkret kryetari Abdixhiku me këtë çështje dhe normal që primare për të do të jetë rritja e LDK-së”, është shprehur Kamberi në Klan Kosova.

“Nuk bëhet fjalë për një periudhë të shkurtër, besoj që brenda tre-katër vjetësh LDK do të jetë shumë me e fortë se ç’është tash. Do të ketë shumë punë në terren sepse zgjedhjet e fundit kanë treguar dobësitë e LDK-së. Skenës politike i duhet një LDK e fortë”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net