Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj vjetor në Kuvend ka folur edhe për sulmet rreth pamjes së saj dhe përdorimin e gjuhës seksiste. Por ajo është shprehur se nuk do të zmbrapset as atëherë kur sulmohet për pamjen e saj.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila e ka pyetur se a nuk është zmbrapsje operimi i lukthit në Turqi?
Sipas deputetes Musliu, presidentja Osmani do të mbahet mend si përçarese, e cila sipas saj “veç presidente nuk është”.
Postimi i saj i plotë:
Të gjykosh të tjerët për pamjen nuk është mirë, por mëqenëse ti vet e paske bërë pamjen tënde pjesë të fjalimit vjetor atëherë na thuaj:
A nuk është zmbrapsje ikja dhe operimi i lukthit në Turqi? Dhe atê në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Si presidente ti do të mbahesh në mend veç si inatiqore, kompleksgjike, përçarëse dhe urrejtese deri në palcë! Me qe paske hyrë të kg. Po ta them troq: Do të mbahesh në mend si një GRUA që hyri në Presidencë me 100 kg e do të dalë nga aty me 50 kg.
Ti mund të jesh çkado përveç presidente.