Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se javen e ardhshme do të emrohet ministri i ri i Shendetësisë.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj.
Përmes një postimi në facebook, Mushkolaj, ka thënë se Kryeministri Kurti do ta rikthëjë ish-ministrin Arben Vitia në krye të Ministrisë së Shendetësisë.
“Tash na kthen Albini prapë Arben Vitinë ministër t’Shëndetësisë”, ka shkruar Mushkolaj.
Ndërkohë, media të ndryshme në Kosovë kanë raportuar gjatë së enjtes se në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, mund të kthehet Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e ka mbajtur këtë pozitë edhe më herët.
Nacionale ka kontaktuar ish-ministrin Vitia për të marrë një qëndrim rreth kësaj, por i njëjti nuk është përgjigjur.
I njëjti, pas dorëheqjes nga pozita e ministrit, nuk ia kishte dalë të fitonte në zgjedhjet lokale në Prishtinë, kundër Përparim Ramës.
Kështu, ai u emërua drejtor i klinikës “OLIVE”. Nacionale, kontaktoi edhe me këta të fundit për t’i pyetur nëse kanë marrë ndonjë informacion apo dorëheqje të mundshme nga z.Vitia.
Nga klinika na u përgjigjen shkurt: “Nuk kemi informacione për këtë”.