Sinan Vllasaliu sot ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë.
Kjo vëmendje erdhi pasi ishte i ftuar në një intervistë për “RTV Ora” në emisionin “Glamour Zone” ku ka folur për karrierën dhe jetën personale, si dhe ka bërë një deklaratë të fortë drejtuar reperit Mozzik.
Për këngën e Mozzik, “Shko”, Sinani e quajti si “turpi i botës” shkruan Indeksonline.
“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës…”, tha Sinani, deklaratë së cilës iu kundërpërgjigj Mozzik.
“Faleminderit Axhi Sinan! Besen e Zotit e ki qe m’fal Zoti djale , n’syneti t’tij ti ki me qene kengetari!”, ishte komenti të cilin ia la reperi.
