Disidenti
Lajme

Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (14.03.2021.) E diele

Nesër në Kosovë do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Erërat do të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi të cilat në disa vise kodrinore-malore mund të arrijnë shpejtësinë maksimale nga 50 deri në 60km/.h , pra asgjë ekstreme. Gjatë natës do të fillojnë reshjet e shiut fillimisht në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në mbrëmje në veri të Shqipërisë pritet të fillojnë reshje shiu të cilat gradualisht pritet të shtrihen në viset tjera të rajonit.

Të hënën na pret mot i vranët dhe mjaft i ftohtë. Priten reshje shiu, shqote e bore, në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshjet afatshkrurtra bore mund të ketë edhe në shumë ultësira të Republikës së Kosovës.

Ditëve të ardhshme pritet mot i ftohtë, me vranësira, intervale kohore me diell dhe herë pas here me riga shiu dhe fjolla bore.

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

Disidenti.net

Matoshi: Avdullah Hoti ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave

Disidenti.net

Zafir Berisha: S’është lajm kur më shihni me armë, por me ndonjë violinë ose flaut

Disidenti.net
Disidenti

Moti sot dhe ditëve në vazhdim! (14.03.2021.) E diele