Disidenti
Lajme

Moti sot dhe ditëva në vazhdim! (10.03.2021.) E Mërkurë

0Shares

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vërtetë dimëror, me reshje të dendura bore herë pas here sidomos paradite. Nëpër disa ultësira mund të ketë edhe reshje shiu të cilat vonë pritet të bëhen borë, por në përgjithësi në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës priten reshje të dendura bore (paradite) dhe shtresa bore. Në mbrëmje ulje të ndjeshme të temperaturave. Gjatë natës ndërpreje graduale e reshjeve dhe kthjellim graul i motit. Në mëngjesin tjetër mundësi për acar rë fortë.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Reshje shiu priten në shumicën e territorin, ndërsa në veri, verilindje, lindje dhe më vonë edhe në juglindje priten edhe reshje bore si dhe në shumë rajone kodrinore-malore.

Në Maqedoninë Veriore po ashtu nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu të cilat me uljen e temperaturave pritet të shndërrohen në në reshje bore. Në disa vise kodrinore-malore priten reshje të dendura bore. Reshje të fuqishme bore nesër pritet të ketë në Mal të Zi. Në jug të vendit reshje shiu.

Të enjtën na pret mot i kthjellët por i ftohtë. Dielli pritet të jetë me dhëmbë (shprehje popullore). Mëngjesi do të jetë me acar, vende-vende me acar të fortë sidomos në disa rajone të Kosovës.

Nga e premta pas mëngjesit mjaft të ftohtë priten ngritje graduale të temperaturave, por njëkohësisht priten edhe vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë fundjavës, alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell. Ka mundësi që të ketë ndonjë rigë afatshurtër lokale shiu.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net