Disidenti
Lajme Sport

Mospajisja me bileta për “Plisat” nga FSHF-ja, dyshohet se tifogrupi kishte keqpërdorur ato

0Shares

Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se nuk ka shpërndarë bileta për tifogrupin “Plisat” për ndeshjen e fundit të Shqipërisë të fazës grupore në kampanjën kualifikuese EURO 2024, ku Kuqezinjtë e presin në “Air Albania” kombëtaren e Ishujve Faroe.

Kjo ka shkaktuar zhurmë në tifogrupin kosovar, ku siç dihet ata nuk kanë munguar asnjëherë në ndeshjet e Shqipërisë në ndeshjet vendas, raporton Sinjali Sporti.

E nëpërmjet një postimi nga një anëtar i Plisave, është shprehur indinjata e tifogrupit ku ata nuk do të jetë në stadium – sipas tyre – në ditën “më të lumtur të Shqiptarisë”.

Në njoftim kanë thënë se Federata Shqiptare e Futbollit një ditë do të ndërrohet, teksa e përjetshme është vetëm Shqipëria, duke shtuar se në pamundësi për të festuar në stadium, ata do ta bëjnë këtë në Kosovë.

Ndërkohë, burime brenda po këtij tifogrupi, kanë dhënë arsyet se pse FSHF-ja nuk ka ndarë biletat për tifogrupin kosovar.

“Plisat” dyshohet se kanë keqpërdorur në vazhdimësi biletat e ofruara nga FSHF-ja për ndeshjet e Shqipërisë në “Air Albania”, ku të njëjtit me biletat marra nga numri i caktuar nga Federata Shqiptare kanë shpërndarë ato diku tjetër, teksa vet ata kanë siguruar hyrjen më herët.

Kjo më pas ka bërë që numri të shumëfishohet në stadium, duke krijuar edhe tollovi dhe keqpërdorime rreth biletave.

Gjithashtu, dyshohet se tifogrupi kosovar kishte plane që ta thyejë derën e stadiumit kombëtar, dhe përmes saj të hyjnë ‘ilegalisht’ një numër tjetër i anëtarëve – të cilët nuk kishin siguruar biletë.

Kujtojmë që “Plisat” kanë qenë gjithmonë të pranishëm në ndeshjet kur kombëtarja shqiptare i ka zhvilluar ndeshjet në shtëpi, duke qenë gjithmonë në përkrahje bashkë me tifogrupin shqiptar Tifozat Kuq e Zi.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Farore zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Kombëtarja shqiptare ka siguruar tashmë kualifikimin në Evropian, teksa sonte do të kërkojë që ta mbyllë fazën grupore në mënyrën më të mirë të mundshme – duke përfunduar si lidere e grupit.

Pas ndeshjes, FSHF-ja ka njoftuar gjithashtu se do të ketë festë ku një koncert i madh me një numër këngëtarësh e valltarësh së bashku me lojtarët do të mbahet në “Air Albania”.

Ekskluzive: Ky është shqiptari që e qëlloi për vdekje serbin në Gjermani

Disidenti.net

Dalin pamjet disa minuta pasi kosovari vret me armë zjarri pronarin e një lokali në Gjermani

Disidenti.net

“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit

Disidenti.net