Një moment gazmor ka ngjarë pak më parë në Kuvendin e Kosovës. Gjersa në fund të fjalimit të saj, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dëgjohet teksa i thotë kryeministrit Albin Kurti “mos filozofo”.
Pas kësaj fjalie, ka ndërhyrë z. Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit, duke ia “tërhequr” vërejtjen zonjës Musliu rreth vështirësisë së filozofimit.
“Gane, kujdes, mos mu përzi në profesion kur po thu mos filozofo. Se me filozofu nuk është bash kollaj.” – tha Konjufca zonjës Musliu.