Kjo ndodhi teksa po bëhej zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Tahiri shkoi te foltorja për ta hequr kutinë e votimin, të cilën pozita e solli si përgatitje për të votuar pë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti i LVV-së, Salih Syba ndërhyu, gjë që solli më pas një përplasje verbale mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Ndërkohë, situata në kuvend ka dalë ‘jashtë kontrollit’ pasi opozita po kërkon me ngulm të themelohet Komisionit Hetimor për energjinë.