Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave për një lidhje që u raportua se kishte me Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka.
Por të dy e mohuan këtë lidhje. Në fillim Roni nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale, e më pas gjatë një bisede me vajzat e shtëpisë, Kiara ka shpjeguar sa ata kanë dalë thjesht në një takim së bashku dhe gjithçka ka përfunduar aty. Gjithë pjesa tjetër sipas saj është shtuar nga vetë Roni, i cili ka qenë pjesë e rrethit miqësor të moderatores.