Disidenti
Lajme

Miratohet vendimi, në Mitrovicë do të ndërtohet baza ushtarake më e madhe e FSK-së në nivel të vendit

0Shares

Kuvendi Komunal i Mitrovicës sot ka miratuar në mënyrë unanime propozim-vendimin për dhënien e pronës së komunës në shfrytëzim të FSK-së, për ndërtimin e bazës ushtarake në “Kodrën e Cërrnushës”.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit, Safet Kamberi, të pranishëm në këtë seancë ishin edhe zv. ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Enver Dugolli, zv. komandanti i Regjimentit i Tretë, Ilir Beqiri dhe nënkoloneli, Afrim Veseli.

Lidhur me dhënien në shfrytëzim të kësaj prone komunale për ndërtimin e kazermës ushtarake, Kryetari Bahtiri para të pranishmëve është shprehur tejet krenar që në Kodrën e Cërrnushës në Mitrovicë, do të ndërtohet baza ushtarake më e madhe e FSK-së në Kosovë.

“Mitrovica ka vuajtur për të pasur një stabilitet të duhur ekonomik, duke e ditur që ka qenë, dhe është një qytet specifik me shumë probleme, por pavarësisht kësaj bashkërisht kemi arritur të bëjmë qytetin më stabil në Republikën e Kosovës. Tani do të kemi qytetin më stabil vendimmarrës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, tha kryetari Bahtiri.

Po ashtu, kryetari Bahtiri ka thënë se kjo tokë komunale në të cilën do të ndërtohet baza ushtarake më e madhja në vend ka 191 hektarë, dhe do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim, duke propozuar që kjo kazermë të mbaj emrin e heroit “Isa Boletini”.

Ndërkaq, zv. ministri Dugolli ka falënderuar të gjithë të pranishmit për aprovimin unanim të kësaj pike në KPF, duke shtuar se në Cërrnushë të Mitrovicës do të jetë baza më e madhe ushtarake e FSK-së ku do të ushtrojnë aktivitetet e tyre.

“Ky është projekti më i madh kapital i miratuar për FSK-në, që është baza më e madhe ushtarake në tërë Kosovën”, tha Dugolli.

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net

‘Të priftë e mbara, Kryeministër’: Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Bedri Hamzës

Disidenti.net

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Disidenti.net