Disidenti
Lajme

Ministrit të Vuçiqit s’i pëlqen ndërrimi i policëve në veri: 35 mbërritën sot nga Ferizaj, ka lëvizje të vazhdueshme

0Shares

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq ka njoftuar në Beograd se të shtunën është bërë ndërrimi i policëve që ishin të bllokuar për dy javë në Leposaviq, për shkak të barrikadave në veri të Kosovës.

Vuçeviqi tregoi se s’iu ka pëlqyer ky fakt, ndërsa tha se “kjo u bë “me ndihmën e KFOR-it”.

Ai tha se sot në mëngjes ka marrë informacion se “një pjesë e policisë speciale është transferuar nga baza e Ferizajt në Mitrovicën e Veriut” dhe se “bëhet fjalë për një grup prej 35 policësh”.

“Në Leposaviq ka ndodhur një ndërrim i pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ekipi që më parë ishte nën kontrollin e Prishtinës është zëvendësuar me personel të ri. Ka pasur një ndryshim të personelit dhe ai personel ka ardhur me mbështetjen KFOR-it. Kjo konfirmohet edhe nga KFOR-i. Nuk ka qenë fakt i këndshëm për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Vuçeviq për TV Prva.

Ai tha se ka lëvizje të vazhdueshme të policëve të Kosovës në atë pjesë.

“Ata kanë disa njësi, kështu që është shumë e vështirë të përcaktosh nëse janë ROSU, njësi operacionale apo intervenuese, ato i konfigurojnë ndryshe”, tha Vuçeviq.

Ai tha se “situata është e tensionuar prej dy javësh dhe se “këto tensione janë aq dramatike” sa, siç thotë ai, mjafton diçka që “mund të vendosë gjithçka në zjarr”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net