Disidenti
Lajme Sport

Milioneri i Real Madridit që shkon në stërvitje me taksi

0Shares

Jude Bellingham u bë ndër transferimet më të shtrenjta të Real Madridit, teksa la këtë verë Dortmundin për të kaluar në Spanjë për 100 milionë euro. Edhe pse me një koleksion makinash të shtrenjta, ai është parë të shkojë disa herë në stërvitje me taksi.

Bellingham ka një koleksion luksoz makinash të shtrenjta. Thuhet se mesfushori i Real Madrid ka një koleksion me vlerë më shumë se 10 milionë dollarë. Disa nga automjetet përfshijnë Lamborghini Urus-in e tij të preferuar, të cilin ai e ngiste shpesh në Gjermani, si dhe Bentley Continental GT dhe Rolls-Royce Cullinan.

Edhe pse me makinat më të shtrenjta, anglezi në stërvitje ka shkuar me taksi duke bërë që tifozët të dashurohen pas tij. Veç lojës së mirë, duket se Bellingham ka fansa edhe për mënyrën e jetesës së thjeshtë paçka pasurisë së madhe.

Radojiçiq e fshin “Viberin” pasi gjurmohet nga mediat, dyshohet se është i plagosur rëndë

Disidenti.net

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net
Disidenti

Milioneri i Real Madridit që shkon në stërvitje me taksi