Disidenti
Lajme

Miliona gjermanë nuk do të mund të përballojnë faturat e energjisë këtë vit

0Shares

Miliona gjermanë nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rritjen e kostove të energjisë këtë dimër, paralajmëroi presidenti i Shoqatës së Qiramarrësve Gjermanë, Lukas Siebenkotten.

Duke folur për të përditshmen gjermane ”Der Tagesspiegel”, Siebenkotten tha se rritja e çmimeve të gazit do të ndikojë rëndë te familjet me të ardhura më të ulëta, të cilat tashmë po luftojnë për të përballuar rritjen e kostos së jetesës, transmeton Albinfo.ch.

“Ne këtu po flasim për miliona njerëz”, tha ai.

”Vendimi i qeverisë për të vendosur një taksë për konsumatorët e gazit do të rrisë më tej kostot e jetesës”, shtoi Siebenkotten.

“Ne ende nuk e dimë se sa gaz do të japë Putini në fund dhe sa do të rriten sërish çmimet e gazit. Por, qeveria po planifikon të vendosë një tarifë gazi në tetor dhe kjo tashmë sjell rreth 1 000 euro kosto shtesë për çdo familje”, tha ai.

Rrëfim nga Veriu – serbi që ka prindërit në Banjskë: Policia u solli ilaçe, ushqim dhe pije

Disidenti.net

“150 eksplozivë dinamit dhe 235 karikatorë për kallashnikov”, Policia publikon listën e armatimit të konfiskuar në veri

Disidenti.net

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës

Disidenti.net
Disidenti

Miliona gjermanë nuk do të mund të përballojnë faturat e energjisë këtë vit