Presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Biden për ndihmen e dhënë, ndërsa shton se “Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë”.
ShBA ka ndarë 80 milionë vaksina për shtetet e ndryshme, të cilat do të shpërndahen si formë ndihme për të tejkaluar pandeminë e coronavirusit.
Postimi i saj i plotë:
PRESIDENTI BIDEN NDANË VAKSINA PËR KOSOVËN
Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.